Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vendosi të mos marrë pjesë në seancën e ditës së martë, e cila është thirrur në shkelje të Rregullores së Kuvendit dhe pa rend dite të miratuar. Kjo nuk është një seancë normale parlamentare, por një mbledhje për axhendën personale të Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit, pa debat dhe pa të drejtë fjale për opozitën.

Një parlament i tillë nuk i shërben qytetarëve, por propagandës së qeverisë dhe pengon hetimin e korrupsionit, duke rrezikuar procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Opozita zgjedh të qëndrojë pranë qytetarëve, duke u fokusuar këtë javë në takimet me ta dhe në mobilizimin për protestën e 22 marsit. Prioriteti ynë është lufta kundër korrupsionit, qeverisja e përgjegjshme dhe ndryshimi për të mirën e vendit.