Një sherr masiv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një lokal në zonën e Yzberishtit, ku pesë persona sulmuan me grushte dy vëllezër.
Sipas informacioneve, të gjithë të përfshirët po konsumonin alkool, çka duket se ka ndikuar në përshkallëzimin e konfliktit.
Policia e Tiranës dhe forcat “Shqiponja” mbërritën menjëherë në vendngjarje, ndërhynë për të ndaluar dhunën dhe për të shmangur përkeqësimin e situatës.
Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, disa nga personat e përfshirë u shoqëruan në komisariat. Edhe gjatë shoqërimit në polici nuk kanë munguar incidentet.






