Kryeministri Edi Rama ka vendosur një objektiv të qartë për kryetarët e bashkive, realizimi i 1 mijë investimeve në të gjithë vendin përmes Paketës së Maleve, ndryshe nuk do të kenë mundësi të ri-kandidojnë. Deklarata erdhi gjatë një mbledhjeje me kryebashkiakët, një ditë pas takimit me grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ku Rama paralajmëroi edhe ndryshime kushtetuese brenda këtij mandati.
“Nuk mundet dot të rrini e të prisni vetëm nga buxheti i shtetit, duhet të kaloni në një fazë tjetër, sidomos disa bashki që i kanë të gjitha mundësitë,” tha Rama, duke theksuar se faza e parë e Paketës së Maleve nuk ka përfunduar ende në disa bashki, pavarësisht interesit të lartë nga shqiptarët jashtë vendit.







