Edi Rama ka zhvilluar një mbledhjeje me kryebashkiakët, një ditë pas takimit me grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ku paralajmëroi edhe ndryshime kushtetuese brenda këtij mandati. Rama u ndal tek siguria ushqimore ku shprehet se një tjetër sfidë e rëndë, ku ne po përpiqemi të marrim 5 vite, është siguria ushqimore.

”Lidhur me negociatat, atë që kemi diskutuar edhe në mbledhjen maratonë të qeverisë dhe grupit dje, dua ta prek këtu dhe me ju sepse kam shqetësimin që jo të gjithë në nivelin udhëheqës e kanë idenë mjaftueshëm të sfidave që na presin me hyrjen e Shqipërisë në BE. Disa nga sfidat janë jashtëzakonisht komplekse dhe të renda. BE ka mekanizmë periudha tranzitore. Sfida më e rëndë me të cilat janë përballur edhe vendet e tjera përpara nesh, Kroacia psh ka marrë 10 vite periudhë tranzitore dhe pse nuk ka pasur problematika sa ne, është mjedisi. Nëse gjithçka ecën sipas planit, do të kemi 10 vite kohë periudhë tranzitore