AAPSK ka shënuar rritje të konsiderueshme të të ardhurave nga qiradhënia gjatë vitit 2025, duke treguar një performancë dukshëm më të mirë krahasuar me vitin pararendës.

Sipas të dhënave zyrtare, të ardhurat nga qiradhënia arritën në rreth 221.5 milionë lekë në 2025, nga 159.2 milionë lekë në 2024. Kjo përfaqëson një rritje prej 62.3 milionë lekësh, ose rreth 39% më shumë në bazë vjetore, duke reflektuar përmirësim të ndjeshëm në administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.