Opinion nga Drejtuesja e Portalit:
Ky portal nuk është thjesht një faqe lajmesh. Është një vend ku e vërteta ka zë dhe ku integriteti nuk kompromentohet. Si drejtuesja e tij, e vetme në këtë rrugë, kam punuar orë të gjata, kam marrë vendime të vështira dhe kam mbajtur përgjegjësinë e çdo lajmi.
Kam duartrokitur ata që kanë luftuar për të drejtën, pa u ndalur për vetë mirënjohje. Ata nuk më kanë mbështetur gjithmonë, por kjo nuk më ka ndalur. Ky portal është dëshmia se gazetaria e pavarur mund të ekzistojë dhe të ndikojë, edhe kur ecën e vetme.
Zëri që nuk përkulet nuk hesht. Ai ndryshon gjërat.






