Screenshot

Bordi i Transparencës ka ndryshuar për herë të tretë brenda pak ditësh çmimet e karburanteve.

Në mbledhjen e datës 16 maj, u vendos që çmimi i shitjes me pakicë i naftës të mos kalojë 202 lekë/litri, ndërsa ai i shitjes me shumicë 190 lekë/litri.

Ndërkohë, benzina do të tregtohet me jo më shumë se 188 lekë/litri në pakicë dhe 176 lekë/litri në shumicë.

Sipas njoftimit, këto çmime hynë në fuqi sot në orën 13:00 dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e radhës së Bordit, ku priten ndryshime të reja sipas lëvizjeve në treg.