Pas protestës së dhunshme të organizuar nga mbështetës të Partisë Demokratike, policia arrestoi 14 persona, ndërsa 9 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Burime zyrtare raportojnë se gjatë shoqërimeve janë përfshirë edhe disa të mitur, të cilët, pasi u morën në pyetje, u liruan.

Protesta e 22 marsit u shoqërua me hedhje molotovësh dhe fishekzjarresh drejt kryeministrisë, Ministrisë së Infrastrukturës dhe pranë Bankës së Shqipërisë, ku u synua edhe selia e Partisë Socialiste, por nuk arritën të depërtonin. Berisha dhe protestuesit nuk mundën të mbërrinin në parlament për shkak të gardheve të sigurimit të vendosura nga policia.

Ndërkohë, policia reagoi duke përdorur gaz lotsjellës, ujë me piper dhe shoqërime të dhunshme.